Transmetuar më 14-01-2020, 22:09

E kandiduar për ministre Drejtësia nga Albin Kurti, ka reaguar Albulena Haxhiu lidhur me marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Sipas Albulena Kurtit, është propozuar që të shtohet edhe një ministri, ndërsa ajo ka hedhur poshtë aludimet e ditmes së sotme, se kjo ministri i është afruar LDK-së

Reagimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Të thuash që propozimi për rritje të ministrive fuqizon Listen serbe sepse kinse jemi të detyruar t’ia japim dy ministri, është i pasaktë pra nuk qëndron.

Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë, nenin përkatës e gjeni në vijim:

Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga

ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra,

Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë

në Kosovë.

Pra është në diskrecion të Kryeministrit se cilin përfaqësues të komuniteteve e propozon Ministër.

Propagandat dhe deklaratat e pavërteta kundrejt Lëvizjes asnjëherë nuk na kanë dëmtuar mirëpo nuk është korrekte para qytetarëve të thuhen qëndrime të pasakta.

/NOA.al