Transmetuar më 14-01-2020, 23:43

Sozia e Adolf Hitlerit shfaqet mes të qytetit gjerman, duke shokuar mbarë opinionin publik.

Një gjerman vendosi të personifikojë liderin e nazistëve duke u shfaqur në një triçikël në qytetin gjerman Augustusburg, gjatë eventit të çiklistëve nga mbarë vendi.

Por pavarësisht zhurmës që ka krijuar në publik, personi që imitoi Hitlerin do t’i shpëtojë drejtësisë.

Personi në fjalë duket se ishte informuar mirë mbi veprimin e tij, ndaj edhe nuk ka shfaqur publikisht asnjë simbol nazist.

Nëse do të kishte vepruar ndryshe, kjo është e dënueshme në Gjermani.

Por ai ia ka dalë, duke imituar më së miri një ndër liderët më mizorë në historinë e njerëzimit.

/NOA.al