Transmetuar më 15-01-2020, 00:01

Lukaku po shijon një sezon të shkëlqyer me Inter, pas lëvizjes së tij nga Manchester United.

Ai shkoi mbrëmjen e sotme pas performcaanës së shkëlqyer në "San Siro", në kuotën e  16 golave, në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Lukaku i dha epërsinë Inter, me një gol në secilën pjesë loje, ndaj Kagliari.

Zikaltërit mbrëmjen e sotme fituan me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Cagliari, në ndeshjen e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Belgu, ende pa u mbushur minuta e parë, përfitoi nga një pakujdesi e miqve për të tundur rrjetën. Në të 22-të ishte radha e Valero për të "fituar" skenën.

Spanjolli gjen bukur me trup topin e hedhur në zonë nga Barella dhe shënon për 2-0.

Në avantazhin e dyfishtë, Inter merr leksione të tjera nga Antonio Conte për të gjetur edhe dy herë rrjetën. Ishte sërish Lukaku ai që shënoi.

Belgu devijoi bukur me kokë sferën drejt fundit të portës kundërshtare, diçka të cilën e bëri edhe shoku i tij, Ranocchia në minutën e 81-të. Goli i Oliva në të 73 minutë shërbeu sa për statistikë.

Me këtë fitore, Inter kualifikohet për në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Kundërshtari për një vend në gjysmëfinale, del nga 90 minutëshi mes Fiorentinës dhe Atalantës.

/NOA.al