Transmetuar më 15-01-2020, 08:14

Kohëve të fundit bëri bujë lidhja mes këngëtares Genta Ismajli dhe biznesmenit 39-vjeçar turk, Husen Usta.

Çifti duken mjaft të dashuruar dhe ai e ka mbuluar këngëtaren me dhurata nga më të shtrenjtat, ku së fundmi i dhuroi një makinë ‘Range Rover’.

E lumtur pranë tij, Genta ka publikuar një fotografi ku të dy shihen në makinë, shoqëruar me fjalë zemre.

“I dua sytë e mi, kur ti sheh brenda tyre. E dua emrin tim, kur e thua ti. E dua zemrën time, kur e prek ti. E dua jetën time, kur pjesë e saj je ti”, shkruan Genta.

Prej disa muajsh lidhja e këngëtares është bërë publike dhe pak kohë më parë biznesmeni kishte shkruar edhe në urën e Bosforit “Të dua Genta”. /a.y/noa.al