Transmetuar më 15-01-2020, 09:13

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka hapur arkivat ditën e sotme, duke publikuar fotografi të vjetra nga fillimet e Partisë Socialiste.

Gjithçka pasi këtë të mërkurë 15 janari, Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar bën 28 vite që është krijuar.

Mes tyre ai ka publikuar fotografi me Monika Kryemadhin, Fatos Nanon, Et’hem Rukën etj.

“15 janar, prej asaj dite një jete e jetuar si i majtë!

Sot është thjesht zgjedhje, por në 15 janar 1992 nuk ishte e tillë, nuk lejohej të zgjidhje majtas. Habi ëëëë?

E vërtetë është-ishte vendosur pluralizmi, liria e të menduarit, të shprehurit, liria e zgjedhjes, por jo majtas; Nuk ishte bullizëm, ishte luftë!

Ndaj, zgjedhja për të qenë eurosocialist, i ri dhe i majtë, nuk ishte përpjekje për një tjetër organizatë partie, por një akt lirie në demokraci!

Unë i jam shumë mirënjohes çdo djali e vajze që ishte pjesë atë ditë e para saj deri në 15 janar, më pas patjetër;

I jam mirënjohes çdo burri e gruaje në Partinë Socialiste që hapi dyert dhe u kujdes për secilin ndër ne duke nisur nga Fatos Nano e Servet Pellumbi, Namik Dokle e Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi e Arta Dade etj., posaçërisht, mirënjohes për disa burra që ishin edhe më pranë, marrë përditë me organizimin tonë, Halil Lalaj, Ndre Legisi dhe Musa Ulqini.

Pa ta do ishte e vështirë për të gjithë, nga Pandi, Iliri, Zela, Luzhi e deri tek çdonjëri që bëri zgjedhjen e fortë në 15 janar 1992, një akt i ndershëm lirie!

I jam pafund mirënjohes familjeve të çdo djali e vajze që për shkak të zgjedhjes së fëmijëve të tyre, u përndoq sivc Hitleri përndoqi hebrenjtë, nga i njëjti fashist që bën edhe sot të njëjtën gjueti!

Është e rëndësishme ta nisësh me fitore; diku mes Beratit, Kuçovës, Urës e Lushnjes, pas mitingut elektoral të zgjedhjeve të para lokale të fituara prej PS.

Në një ditë si kjo, 15 janar me një mikpritës të lindur, aq pranë çdo të riu në PS, Fatos Nanon.

Një ure drejt Europës për të majtën shqiptarë, atëkohë kur FRESSH priste e kominikonte edhe me Partinë Socialiste Europiane.

Në të parin e të fundit akt të paster besimi kur Partia Socialiste pranoi në sistem maxhoritar një listë me të rinj eurosocialistë të cilët i kandidoi për deputetë në zona njëemërore; Unë njëri ndër ta! Unë e nisa kështu dhe me 15 janar. Mirënjohës”, shkruan Braçe. /a.y/noa.al