Transmetuar më 15-01-2020, 10:00

Mediat amerikane publikojnë pamjet ekskluzive të momentit të goditjes të avionit ukrainas ‘Boeing’ me 176 persona në bord.

Në pamje shihet se si dy raketa godasin avionin në një distancë prej 30 sekondash. Raketat, u lëshuan nga një bazë iraniane rreth 12 kilometra larg avioniot

Në video shihet se avioni ndalon së funksionuari edhe para se të goditej nga raketa e dytë.

Pamjet që noa.al sjell më poshtë u regjistruan nga një kamera sigurie. Ndërkohë në Iran, u arrestua personi i cili xhiroi videon dhe më tej e ndau në rrjetet sociale.

Fluturimi PS752 u rrëzua pasi u ngrit nga Teherani më 8 janar dhe shkaktoi vdekjen e 176 personave në bord. /a.y/noa.al

Arrestohet personi që filmoi rrëzimin e avionit ku vdiqën 176 persona

Humbën jetën 176 persona, Irani pranon se shkaktoi tragjedinë me avionin ukrainas