Transmetuar më 15-01-2020, 10:36

Moderatori i njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi mori vëmendje para një viti e gjysmë pasi u bë baba për herë të parë dhe ishtevetëm 21 vjeç.

Ai dhe partnerja e tij, Egesta u bënë prindër të një vogëlushi, të cilin e quajtën Loar.

Së fundmi, Meritoni ka pranuar se është ndarë nga partnerja, që po kujdeset për djalin e vogël në Austri dhe moderatori i viziton shpesh herë.

“S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij.

Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”, tha Meritoni në emisionin ‘Rudina’./noa.al