Transmetuar më 15-01-2020, 10:43

Abuzoi seksualisht me disa të burgosura, duke përfituar nga roli i saj si police. 26-vjeçarja Amanda Oatis, e cila punonte si gardiane në një burg në kontenë e Oklahoma, SHBA, abuzoi seksualisht me disa të burgosura.

Policja i detyronte gratë që të kryenin raporte seksuale. Abuzimet seksuale ndodhnin në ambientet e ngrënies dhe në lavanteri.

Ishin disa të burgosura ato që e denoncuan, duke bërë që Oatis të arrestohet.

Kjo pasi të dënuarat ankoheshin se Amanda i prekte në pjesë intime i puthte dhe kryente akte të turpshme me to.

Ndërkohë heshtjen e tyre “e blinte”, duke iu mundësuar alkool dhe telefona në burg.

Abuzimet në fjalë kanë ndodhur nga qershori i vitit 2018, deri në mars 2019, ndërkohë që gruaja u arrestua pak muaj më vonë. Detajet nga abuzimet janë mësuar në seancën gjyqësore të kësaj të hëne. /a.y/noa.al