Transmetuar më 15-01-2020, 10:59

Presidenti Ilir Meta bëri homazhe ditën e sotme me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut, në fshatin ku u vranë 45 civilë.

Në fjalën e rastit, Meta tha se ishte një përgjegjësi por dhe detyrim i i tij, për tu përkulur me nderim, përpara kujtimit të fëmijëve, të moshuarve dhe banorëve të Reçakut të masakruar barbarisht 21 vite më parë, në një akt që nuk mund të përmblidhej më saktë se me tre fjalë “Krim kundër njerëzimit”.

Meta deklaroi se ishte kjo masakër dhe kjo sakrificë e pashembullt e popullti të Reçakut që shokoi mbarë botën, ajo që vuri në lëvizje diplomacinë botërore, për të kërkuar një zgjidhje për genocidin nëpërmjet ndërhyrejss së NATO-s në Kosovë.

“Kjo masakër në kuadër të planit për spastrim etnik, tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor gjithmonë triumfojnë ndaj dhunës dhe barbarisë, ishte kjo sakrificë që solli lirinë. Sot është koha jo vetëm për të kujtuar këtë ngjarje, por edhe të bërë drejtësi deri në fund për të gjithë ata që orkesruan këtë krim kundër njerëzimit. Çdo përpkekje për të promovuar jo vetëm masakrën e Reçakut, nuk është gjë tjetër vetëm rrezik për riciklimin e dhunës, ndaj të gjithë duhet të qëndrojmë rreth vlerave më të mira, duhet të bjënë gjithçka që ngjarje të tilla të mos përsëriten në rajon”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Nga ana e tij Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se masakra e Reçakut ishte krim kundër njerëzimit dhe genocid dhe Serbia duhet të japë llogari.

Sipas tij, masakra e Recakut është krim kundër njerëzimit, që ka kryer drejtpërdrejt shteti i Serbisë, dhe gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës.

Ai deklaroi se kjo masakër tregoi që Serbia po kryente spastrim etnik në Kosovë dhe se kjo masakër, si gjithë të tjerët, do jenë ato që do të kërkohen vazhdimisht që të zbardhen. /a.y/noa.al