Transmetuar më 15-01-2020, 11:25

Moderatorja Alketa Vejsiu ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë bashkëprezantuese në festivalin e rëndësishëm të muzikës në Itali "Sanremo".

Por nuk do të jetë e vetmja shqiptare, pasi në mesin e të ftuarve do të jenë edhe Dua Lipa me producentin Johhny Dorelli.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe emra të tjerë të njohur që do ti dhurojnë më shumë atfmosferë festivalit.

Ndër ta janë këngëtari Massimo Ranieri, që do të performojë në një duet me Tiziano Ferron dhe britaniken Mika.

Prezantuesi kryesor Amadeus tha se një tjetër emër i njohur është aktorja Monica Bellucci, e cila do të jetë pjesë e festivalit në natën e dytë. Drejtuesit e "Sanremo", që do të mbahet nga data 4 – 8 shkurt, po punojnë që të marrin edhe persona të tjerë me famë botërore.

Kujtojmë se fituesi i festivalit do të prezantojë Italian në "Eurovision 2020". /a.m/noa.al