Transmetuar më 15-01-2020, 12:58

Lajmi se Alketa Vejsiu do të ishte një prej prezantueseve të festivalit italian të këngës, Sanremo, u përhap me shpejtësi.

Ajo do të jetë një nga dhjetë bashkëprezantueset e Amadeus dhe për këtë duket se ndihet mjaft mirë.

Alketa ka treguar ditën e sotme se si arriti që të sigurojë vendin e prezantueses në spekaklin e njohur italian.

Prezantuesja e njohur falenderon të shoqin për mbështetjen e dhënë në realizimin e ëndrrave të saj.

“E shkrova këtë monolog duke parë një yll në qiell ca kohë më parë! Çdo fjalë është e vërtetë dhe e ndjerë, mbi të gjitha e jetuar! Në këto 3 vite kam trokitur në shumë dyer në Itali, nuk ka qenë e thjeshtë! Sekreti është që kam pasur nxitjen dhe mbështetjen e njeriut që dashuroj i cili më ka mësuar se kur e do një grua fort duhet ta mbështesësh në ëndrrat e saj!

“Mos u Dorëzo, ti do t’ja dalësh”… Dashuria, forca dhe frymëzimi im. Për këtë jam një vajzë me fat. Do t’ju flas gjatë njëherë tjetër për këtë. Dashuria Fiton Gjithmonë! Ndërsa unë bëja plane të tjera, Zoti bënte të tjera plane për mua! Erdhi ftesa e Amadeus! Supriza më e madhe”, shkruan Alketa. /a.y/noa.al