Transmetuar më 15-01-2020, 13:48

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë dha aprovimin e saj për heqjen dorë nga përgjegjësitë dhe përfitimet si pjesë e familjes mbretërore të princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle.

Ndërsa çifti ka vendosur që do të jetojnë në Kanada, duket se nuk do e kenë të lehtë që të shkëputen kollaj nga familja.

Babai i Harryt, princi Charles, i qartësoi menjëherë gjërat me djalin e dytë.

Duke cituar burime nga pallati mbretëror Buckingham Palace, ‘The Sun’ shkruan se Charles e ka paralajmëruar prerë të birin se nuk do mund ta përdorë markën Sussex Royal.

“Nuk do lejojmë që emri Sussex të përdoret në pakot e margarinave”, ka thënë Charles.

Kjo pasi Harry dhe Meghan pas martese u emërtuan duka dhe dukesha e Sussex. Autorizimi për përdorimin e markës në fjalë mund të kushtojë deri në 400 milionë sterlina. /a.y/noa.al