Transmetuar më 15-01-2020, 14:46

Një imam nga Uganda është pezulluar pasi u zbulua se gruaja e tij ishte burrë.

Sheikh Mohammed Mutumba, 27 vjeç, zbuloi të vertetën kur nusja e tij u kap duke vjedhur një televizor nga fqinji dhe kërkohej nga policia.

Hajduti pranoi më vonë se u maskua si femër që të martohej me imamin dhe të vidhte paratë e tij, raportuan mediat lokale në Kayunga.

I shokuar, Mutumba është pezulluar nga detyrat e tij si një imam në xhaminë Kyampisi Masjid Noor ndërkohë që po zhvillohet një hetim.

Ai deklaroi se nuk ka patur marrëdhënie intime me "gruan" sepse ajo i tha se ishte me ciklin menstrual.

Mutumba tha se mendonte që u martua me gruan e quajtur Sëabullah Nabukeera kur u kurorëzuan me një ceremoni tradicionale islame në dhjetor.

Identiteti i saj i vërtetë u ekspozua kur u arrestua për vjedhjen e një televizori dhe disa rrobave nga fqinjët.

Një oficer policie kreu kontroll trupi mbi të dyshuarin, duke menduar se ishte grua, dhe zbuloi se ajo ishte në të vërtetë një burrë. /a.m/noa.al