Transmetuar më 15-01-2020, 14:48

Këtë të martë opozita joparlamentare e drejtuar nga Lulzim Basha u ul në tryezën e reformës zgjedhore, ku mazhoranca përfaqësohet nga Damian Gjiknuri.

Në komunikimin e sotëm për mediat, Basha u pyet nëse ulja në një tryezë me Damian Gjiknurin është amnisti për shit-blerjen e votës.

Ai tha se detyra e tij është që t’iu tregoj se teza që u legjitimua Damian Gjiknuri është e shpërndarë nga propaganda e Edi Ramës, pre e të cilës mund të ketë rënë ndonjë naiv.

“Duke parë në sy qytetarët dua t’ju them se nuk ka për të patur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave. Dërgimi i tyre para drejëtësisë dhe aty ku e kanë vendin është prioritet absolut i PD-së, i opozitës së bashkuar dhe institucioneve euroatlantike. Ju lutem ta kuptoni realitetin, ashtu siç është. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Sipas tij, stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçsee rënie viktimë e kësaj propagande, por se synimi i tij është të largohet fenomeni i Edi Ramës, “personin e Edi Ramës, qeverinë e Edi Ramës, bandat e Edi Ramës dhe të krijojmë kushtet që kurrë më, asnjë parti politike, asnjë individ të vendosë shqiptarët dhe Shqipërinë në kushte pengmarrje nga krimi”.

Në këtë drejtim ai tregoi hartën e rrugës së opozitës , duke krijuar një proces për reformën zgjedhore: jashtë parlamentit ilegjitim antikushtetues, me konsnesus të forcave politike dhe që do të kalojë pa asnjë ndryshim, pas miratimit në nivelin politik. /a.y/noa.al

"Zgjedhorja", Basha: Nuk do e diktojë qeveria! Pas reformës, zgjedhje të parakohshme