Transmetuar më 15-01-2020, 17:54

Për këtë vit që sapo ka nisur, në administratën shtetërore do të pranohen 880 zyrtarë në gradë të ndryshme.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar planin vjetor për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil.

880  vendet vakante të planifikuara për rekrutim janë të ndara sipas 4 kategorive:

a)Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;

b)Për kategorinë e mesme drejtuese 59;

c)Për kategorinë e ulët drejtuese 150;

ç)Për kategorinë ekzekutive 668.

Vendim

Për planin vjetor të pranimit për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi

1.Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a)Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;

b)Për kategorinë e mesme drejtuese 59;

c)Për kategorinë e ulët drejtuese 150;

ç)Për kategorinë ekzekutive 668.

2.Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

3.Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2020, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4.Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./b.l/noa.al/