Transmetuar më 15-01-2020, 18:29

Kur u duk se palët më në fund arritën një konsensus politik pas tryezës së përbashkët për Reformën Zgjedhore, opozita ka vendosur t’i rikthehet protestave.

Pas një ndërprerje prej më shumë se 6 muajsh, pak para zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare.

Burime nga takimi i Kolegjit të Kryetarëve të degëve të PD-së bëjnë të ditur se tubimi i parë kombëtar po diskutohet për tu mbajtur mes datave 20 dhe 22 të muajt të ardhshëm.

Vendimi për të rinisur protestat në muajin shkurt vjen një ditë pas marrëveshjes me maxhorancës dhe opozitës për ulje në një tryezë për reformën zgjedhore, kjo e fundit si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave.

Gjithashtu mësohet se kryetari Lulzim Basha ka kërkuar gatishmëri nga strukturat për zgjedhje të parakohshme./b.l/noa.al/