Transmetuar më 15-01-2020, 19:00

Vajzat e vogla, si fillim imitojnë mamin e tyre në lyerje, prerje të flokëve, veshje, sjellje etj. Pastaj, duke u socializuar me median fillojnë dhe ndjekin modele të ndryshme nga fusha të ndryshme të jetës.

Një nga bukuroshet më të famshme në Instagram dhe më Trendy për momentin është e vogla Amila.

Amila 5-vjeçare imiton vipat në mënyrën më unike të mundshme. Ajo ka një faqe në rrjetin social instagram që menaxhohet nga mamaja e saj dhe ndiqet nga më shumë se 13.5 mijë njerëz.

Amila imiton çdo vip të mundshëm këngëtarë, aktorë apo prezantues me veshje dhe pozim njësoj si ata.

Më poshtë janë disa nga fotot e Amilës, rikrijime të fotove të VIP-ave shqiptarë dhe atyre të huaj./b.l/noa.al/