Transmetuar më 15-01-2020, 19:57

Kryeopozitari Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku në fokus të diskutimit është marrëveshja me maxhorancën në lidhje me reformën zgjedhore.

Burime nga takimi i Kolegjit të Kryetarëve të degëve të PD-së bëjnë të ditur se është hedhur edhe ideja e protestave, e cila mbetet e hapur për diskutim.

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve u diskutua edhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë mësohet se pas këtij takimi, Basha do të zhvillojë një mbledhje me aleatët e tij opozitarë, i parashikuar që të mbahet në orën 20:30 në selinë e PD-së.

Në këtë takim do të vendoset se cila do të jetë përfaqësia politike e opozitës që do të jetë në Këshillin Politik, të dalë nga marrëveshja për reformën zgjedhore.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Këshilli Politik pritet të mblidhet nesër, për të mandatuar nisjen nga puna për reformën zgjedhore. /b.l/noa.al/