Transmetuar më 15-01-2020, 20:38

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë ra pak momente më parë në Kosovë, ku edhe sipas dëshimeve janë ndjerë lëkundje.

Sipas  EMSC, rezultoi se ishte 3.8 ballë.

Epiqendra ka qenë rreth 18 km nga Mitrovica dhe 15 km larg nga Prishtina.

Thellësia e këtij tërmeti ishte 10 km.

Ndërkohë një tërmet me magnitudë 2.6 ka rënë para një ore 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Ky tërmet është mëse i zakonshëm dhe ndër qindra të tjera që janë rregjistruar në vatrën e nxehtë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit./NOA.al