Transmetuar më 15-01-2020, 20:47

Mbrojtësi dhe ish-kapiteni kuqezi, Mërgim Mavraj ishte protagonist në reportazhin e fundit të “Nordbayern”, ku edhe rrëfeu mbi karrierën e tij, vendimin për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe fenë myslimane pa të cilën nuk e koncepton dot jetën.

Në fillimet e karrierës së tij, Mavraj ishte pjesë e Kkombëtares gjermane për moshat 20 dhe 21 vjeç, para se të zgjidhte Shqipërinë për të luajtur.

“Shqiptarët u zemëruan shumë kur luaja me Gjermaninë. Unë ua jepja pasaportën shqiptare autoriteteve, por ata nuk donin ta pranonin. Tani paraqitja në fushë është e mirë dhe çdo gjë tjetër është dytësore”, thekson mbrojtësi Mërgim Mavraj.

I lindur nga prindër nga Kosova, në Hanau të Gjermanisë, Mavraj në moshën 33 vjeç ka kaluar shumë ekipe, që nga Kupa UEFA me Bohumin e deri nga braktisja e Bundesligës me Grijter Fyrt.

Futbollisti kuqezi ka shtuar gjithashtu se është lodhur nga udhëtimet e shumta. Por vetëm një destinacion nuk do të refuzonte, Mekën në Arabinë Saudite, për shkak të besimit të tij fetar, aty ku ka qenë 3 herë, por edhe nëse do të ishte hera e 100-të ai thotë se do të shkonte sërish.

“Si futbollist tashmë jam mësuar por është pak e trishtueshme sepse nëse luan mirë, njerëzit të japin shumë dashuri. Është e kundërta nëse nuk ndodh kështu, dhe njerëzit madje nuk e kuptojnë që është dashuri me kushte. Te Grijter Fyrth nuk kam ardhur për të përfunduar karrierën edhe pse më ka mbetur pak kohë”, theksoi Mavraj.

Mbrojtësi Mërgim Mavraj është zëvendësuar tashmë nga Elseid Hysaj në rolin e kapitenit të përfaqësueses./NOA.al