Transmetuar më 15-01-2020, 22:20

Davidi, Tedi dhe Livia janë tre fëmijët e Dritan Priftit, ish-ministrit të ndjerë.

Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.

Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një shoë  man i së ardhmes duke e mbështetur shumë  në këtë  pasion .

Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit  ish-ministri, Dritani Prifti donte që Joni të ndiqte hapat e tij .

Ata kanë treguar për pasionet e tyre  por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.

Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Vizioni i Pasdites, me Evi Recin.

I pyetur nga nëse mendojnë se ish ministri  i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta,  Davidi u përgjigj:

“Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin , ne gjithmonë do ta përkujtojmë  në mënyrë  maksimale”.

Djali i vogë Tedi  Prifti foli për kujtimet me  babain. Ai foli për kohën që kalonin bashke dhe ndër të tjera u shpreh mes emocionesh:

“ Gjithmonë, disa herë kur ikja në futboll i thoja hajde me mua se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”.

Vajza e vetme e ish ministrit Dritan Priftit, Livia  emocionoi me  fjalën e saj teksa kujtonte të atin.

“ Unë gjithmonë do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”.

Të tre fëmijët deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur ato si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojne cdo moment te kaluar me babin e tyre.

/NOA.al