Transmetuar më 15-01-2020, 23:17

Juventus në mungesë të Cristiano Ronaldo, i cili ishte i sëmurë, shpartalloi 4-0 Udinezen, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.

Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala i dhanë fitoren bardhezinjve. Ata veç golave, u dalluan edhe për rastet e krijuara.

Një shkëmbim i jashtëzakonshëm me pesë pasime i dha Higuain shansin të gjente rrjetën që në minutën e 16-të.

Dybala goditi një penallti 10 minuta më vonë, pastaj shënoi një gol të tretë fillim të pjesës së dytë.

Ish-lojtari i Palermos do të ishte në pritje të një "hat-trick", nëse ai do të gjuante edhe penalltinë e dytë të dhënë për Juventus.  Në vend të tij, Douglas Costa mori përgjegjësinë, duke gjetur këndin e duhur.

Një fitore me rëndësi për trajnerin Maurizio Sarri, i cili luajti pa Ronaldon.

Juve do të takohet me ekipin e Parma apo Roma, në çerekfinale.

/NOA.al