Transmetuar më 16-01-2020, 07:49

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë të shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure në Elbasan.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë pasur konflikt mes dy grupeve.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur 25-vjeçari Kei Piu, i cili dyshohet se udhëtonte me makinë.

Gjithçka ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Kongresi i Elbasanit’, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

I riu i plagosur ndodhet në reanimacion, teksa policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. /a.y/noa.al