Transmetuar më 16-01-2020, 08:12

Këngëtarja Ronela Hajati rreth shtatë vite më parë humbi të atin, humbjen e të cilit duket se nuk e kapërcen dot.

Kështu për ta pasur gjithë kohën me vete, Ronela ka vendosur që të bëjë një tatuazh emocionues për të.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga momenti i gdhendjes së tatuazhit në dorën e saj.

“Marash”, ka shkruar këngëtarja, duke treguar kështu se do e ketë gjithmonë me vete kujtimin e të atit. /a.y/noa.al