Transmetuar më 16-01-2020, 08:52

Historia e Loredanës me Mozzikun duket se po kthehet në një telenovelë. Pas deklaratës së Loredanës në një emision televiziv, reperi e quajti gënjeshtare duke theksuar se ajo vë famën para dashurisë.

Por Loredana nuk e la me aq dhe publikoi në Instastory një fjalim të Oprah Winfrey që u referohet atyre njerëzve që nuk gëzohen nga triumfet e të tjerëve.

Menjëherë pas saj, ka publikuar dhe Mozzik një fotografi në Instagram që duket se i dedikohet sërish Loredanës.

“E dashur, nuk u përgjigja dot se po bëja një dush”, shkruan ai në foto.

Kështu la të nënkuptohet se ka gjëra më të rëndësishme në jetë se të vijojë të merret me deklarata./a.m/noa.al