Transmetuar më 16-01-2020, 11:20

I riu i plagosur në atentatin e mëngjesit të kësaj të enjteje, në Elbasan, rezulton me biznes të vetin në qytetin ku jetonte.

23-vjeçari Kevi Piku, rezulton pronar i një palestre në Elbasan. Sakaq mësohet se xhaxhai i tij, Kostandin Piku, është arrestuar në vitin 2012 për trafik kokaine.

Xhaxhai i të riut njihej me nofkën “Koçi”, ndërkohë që u vu në pranga gjatë operacionit ‘Tabakanes’.

Plagosja e Kevit ndodhi rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të 23-vjeçarit me banim në Elbasan.

Piku ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Range Rover” në momentin që ju bë atentat, ndërkohë që dyshohet se gjithçka ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Dyshohet se ndaj tj është qëlluar nga një makinë tip “Fuoristradë”, e cila mendohet se e ka ndjekur. 23-vjeçari ndodhet në spital i plagosur, ku pas ndihmës së marrë është jashtë rrezikut për jetën.

Akualisht grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Kush është personi që iu bë atentat në Elbasan, dalin detaje të reja

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person në Elbasan