Transmetuar më 16-01-2020, 11:40

Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Olivér Várhelyi deklaroi se Bashkimi Europian i jep Shqipërisë 28 milionë euro shpërblim për arritjet në rrugën drejt integrimit.

Në konferencën për mediat me Kryeministrin Edi Rama ditën e sotme, ai dha lajmin e mirë.

“Me punën e bërë deri më tani do të japim 28 milionë euro për shpërblim për punën e bërë. Kam lajm të mirë edhe nga Parlamenti Europian, por ka një procedurë që duhet ta ndjekin, propozimin e kemi bërë”, u shpreh komisioneri.

Ndërkohë duke folur për tërmetin, ai shprehu mbështetje duke përmendur edhe koferencën e donatorëve.

“Kemi folur edhe për shifrën 15 milionë euro dhe më kanë thënë se ka filluar të diskutohet kjo shifër në terren për të ndihmuar. Ne sot do të shkojmë në Durrës të shohe se çfarë është bërë atje”, tha Várhelyi. /a.y/noa.al

Várhelyi: Negociatat para samitit të Zagrebit. Rama: Nismë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të KÇK