Transmetuar më 16-01-2020, 11:43

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Visjan Ukcenaj ka zbuluar publikisht prapaskenat që ndodhën në spektaklin e 31 dhjetorit në "Klanifornia".

Ai dhe reperi Getoar Selimi po bënin skeçin "Varka", i cili ishte aq komik sa shkriu së qeshuri publikun por jo vetëm.

Pjesë e personave që mezi mbanin të qeshurën ishte kameramani, që iku me vrap në tualet. Ndërsa Visjani vijoi aktrimin, ndjeu se i ndodhi incidenti i papritur.

"Kur ishte Getoari i ftuar për Vitin e Ri bëmë një skeç ‘Varka”, që ishte Nëntori i Dytë. Getoari ishte Ismail Qemali nga Kosova, Isa Boletini nga Vlora. Pra u bë e kundërta. Unë bëja pelën e Isa Boletinit. Është një ndër numrat që është qeshur më shumë nga ne dhe nga publiku dhe kameramani e la kamerën edhe i shpëtoj çiçi dhe po e mbante me dorë dhe unë duke parë atë, kam ndjerë një miligram çiç dhe vetë.

Le të themi na shpëtoi çiçi nga të qeshurat. Të betohem dhe thoja shi i shpëtoi çiçi kameramanit dhe në fakt nga të qeshurat kam ndier që më shpëtoi dhe vetë. Kameramani e la kamerën fare dhe iku duke e mbajtur me dorë", tha Visjani në emisionin "Glamour zone". /noa.al