Transmetuar më 16-01-2020, 12:11

“Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme për miratimin e reformës zgjedhore, por implementimi i saj është detyrë e mazhorancës”.

Kështu tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një konferencë për mediat ditën e sotme.

Ajo deklaroi se reforma zgjedhore është kushti i parë i Bundestagut gjerman dhe se mund të miratohet para 15 marsit.

Lidhur me sistemin zgjedhor, ajo tha se në vitin 2008, LSI bëri një grevë urie sepse kërkonte një sistem proporcional rajonal me lista të hapura.

“Ne nga BE nuk na kërkohet që të diskutojmë për sistemin, por miratimi i Kodit Zgjedhor. Çështja e sistemit nuk është pjesë e kushteve. Sot të diskutosh për sistemin është një lojë që i shërben Edi Ramës. Ndërkombëtarët kanë kërkuar prej kohësh miratimin e reformës elektorale dhe pengesa e vetme ka qenë Partia Socialiste”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, çfarëdo vendimi që të ketë LSI, Partia Demokratike kërkon sistem mazhoritar, ndaj nënvizoi se është dakorduar Kodi Zgjedhor dhe jo sistemi.

Kryemadhi tha se vetëm Edi Rama mund të vendosë për të ndryshuar sistemin, duke kujtuar se opozita nuk është në Parlament.

“Do apo s’do Edi Rama duhet të pyesim atë, sepse ai ka të drejtën e vetos, pastaj Parlamenti i ri le të miratojë ligjin për referendum dhe pastaj që të vendosë popullin, ndërsa tha se për të si kryetare partie i pëlqejnë listat e hapura, duke thënë se rrit konkurrencën. /a.y/noa.al