Transmetuar më 16-01-2020, 12:06

Prej ditësh po flitet historia e Loredanës me Mozzik. Ky i fundit e quajti gënjeshtare pas intervistës ku ajo tha se nuk dihen shkaqet e vërteta të ndarjes, thjesht ishin shumë të stresuar.

Megjithatë, pati disa reagime virtuale nga ana e të dyve, por duket se kësaj historie i erdhi fundi.

Loredana i vuri vulën duke publikuar fotografi të dorës së saj me një tjetër.

Ka dyshime që është i dashuri i saj i ri, por Loredana zgjedh që ta mbajë sekret identitetin e tij. Fillimisht u përfol se ishte në lidhje me reperin gjerman Bonez MC, por tani ka spekulime të reja.

Së fundmi dyshohet se Loredana po shijon romancë me producentin Macloud, por asgjë nuk është e konfirmuar. /a.m/noa.al