Transmetuar më 16-01-2020, 13:13

Një kërcimtare e shëndetshme humbi jetën në mënyrë të papritur për shkak të sëmundjes së meningjitit në Ditën e Vitit të Ri.

Valentina Sanna, e cila u përshkrua si një prej studenteve më të mira i tha prindërve se vuante nga një dhimbje koke.

Balerina 14-vjeçare nga Crosby, Merseyside, vdiq më 1 janar pasi luftoi me sëmundjen në spital për tre ditë.

Valentina cilësohet si një vajzë e këndshme dhe e bukur nga babai i saj Alberto.

Ndërsa nëna 48 vjeçare, dhe dy motrat ishin të lumtura që e patën pranë për 14 vite. Valentina ishte kërcimtare e talentuar që trajnohej për gjashtë ditë në javë. /a.m/noa.al