Transmetuar më 16-01-2020, 15:11

Personaliteti ynë është shumë kompleks dhe i ndryshueshëm dhe shumë shpesh nuk mund t’i kuptojmë nuancat e vogla që e karakterizojnë atë. Testet që synojnë të zbulojnë personalitetin tonë, si ky, zbulojnë aspektet e vogla të karakterit të secilit individ.

Si në çdo provë, gjëja më e rëndësishme është të përgjigjeni me ndershmëri, pa menduar shumë se pse po e jepni atë përgjigje. Testi që ne ju ofrojmë sot ka të bëjë me dobësitë që kemi të gjithë, por të cilat ndonjëherë përpiqemi t’i fshihim vetvetes. Tani shikoni figurën dhe përgjigjeni: cila është gjëja e parë që ju tërheq vëmendjen?

Një burrë i lidhur: Nëse gjëja e parë që keni parë është një burrë i lidhur, ju jeni një person që ka vështirësi në marrjen e vendimeve. Keni frikë të bëni gabime dhe qëndroni gjithmonë në të njëjtin vend.

Gardhi: Nëse gjëja e parë që ju tërhoqi vëmendjen ishte gardhi, vështirësia juaj më e madhe është kur bëhet fjalë për lidhje me të tjerët. Ju jeni një person disi hermetik, dhe është e vështirë për ju të hapni zemrën tuaj për të tjerët.

Anija: Nëse gjëja e parë që keni parë është varka, dobësia juaj më e madhe është të kërkoni shumë. Ju dëshironi përsosmërinë dhe nuk është e keqe si ide. Por ju nuk pranoni më pak dhe kjo ju bën shumë të stresuar.

Një kafkë: Nëse gjëja e parë që keni parë është kafka, problemi juaj kryesor është që shqetësoheni shumë për gjërat. Ka një kohë kur shqetësimi është i shëndetshëm: ju ndihmon të vlerësoni situatat dhe të veproni me kokën tuaj./b.l/noa.al/