Transmetuar më 16-01-2020, 17:40

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi pas takimit me kreun e PD-së ka reaguar në një postim në rrjetin social Tëitter.

Ai shprehet se takimi me opozitën jashtë parlamentit ishte konstruktiv, ndërsa mirëpret marrëveshjen për reformën zgjedhore.

"Unë mirëpres marrëveshjen për rrugën përpara për reformën zgjedhore", shprehet komisioneri.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me Varhely tha se marrëveshja për reformën u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ndërsa përsëriti qëndrimin për zgjedhje të lira, por pa Edi Ramën kryeministër.

"Mirëprita ndihmën e BE, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt zgjedhjeve të lira, ku të zgjedhin qytetarët.

Pa ndodhur kjo, nuk do të ndodhë asgjë, që do të çojë vendin përpara. Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do bëjmë gjithçka. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha./b.l/noa.al/