Transmetuar më 16-01-2020, 18:28

Sot kinematografia shqiptare është në zi, pasi humbi një nga aktorët më të njohur. Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë tumaroale. Prej disa ditësh ai ndodhej në reanimacion dhe po luftonte me vdekjen.

Xhevdeti lindi në Durrës dhe është bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi.

Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër.

Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role)./b.l/noa.al/