Transmetuar më 16-01-2020, 20:43

Policia ka shpallur në kërkim dy shqiptarë në lidhje me vdekjen e një ish snajperisit kurd, ngjarje e ndodhur në Hartlepool, Angli.

Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në Charterhouse Street, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Policia e Cleveland tha se shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë në kërkim në lidhje me hetimin e vrasjes.

Hussain kishte shërbyer si snajperist në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturës Shtetit Islamik.

Një zëdhënës tha se të dy personat e shpallur në kërkim kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se pas zhvendosjes në Angli, ku edhe jetonin, kanë lidhje me një numër qytetesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Një zyrtar i policisë Britanike, tha për mediat britanike: Ne do t’i bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta dy njerëz të kërkuar për të kontaktuar me policinë, dhe nëse dikush i sheh, atyre u kërkohet të mos iu afrohen atyre".

Katër persona të tjerë të moshës 24, 38, 31 dhe 22 vjeç janë akuzuar për vrasjen e Hussain dhe janë në pritje të paraqitjeve në gjykatë.

/NOA.al