Transmetuar më 16-01-2020, 22:16

Pavarësisht marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, mes partive politike, Nard Ndoka thotë se opozita nuk ka hequr dorë nga kauza e saj për zgjedhje të parakohshme.

Në studion e emisionit "360 gradë", Ndoka tha se reforma zgjedhore do të sjellë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka agjendën e përcaktuar.

"E para nuk ka asnjë deklaratë që ne heqim dorë që Rama do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne po përgatisim reformën zgjedhore", theksoi Nard Ndoka.

I pyetur në studio se çfarë do të sjellë reforma zgjedhore, ai u përgjigj:

"Zgjedhjet e parakohshme!"

Më tej, Nard Ndoka sqaroi se kryeministri Edi Rama është i detyruar për të bërë zgjedhje të parakohshme, qoftë edhe lokale.

"Ne nuk e kemi pasur reformë zgjedhore kauzën tonën ne kemi pasur kauzën tonë zgjedhjet e lira. Zgjedhjet janë të pashmangshme. Edi Rama ka një agjendë përpara: Ose do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, ose do ta çojë vendin në zgjedhjen e bashkive pas vendimit të gjykatës kushtetutës, ose do ti thonë Edi Rama fuck you", theksoi Ndoka./NOA.al