Transmetuar më 16-01-2020, 22:24

Parlamenti është i tredhur”, Shkullaku: Rama ia ka marrë k*qet 128 burrave dhe ia ka shtrydhur

Gazetari Armand Shkullaku komentoi uljen në një tryezë të opozitës së bashkuar me eksponentë të qeverisë dhe opozitës parlamentare për Reformën Zgjedhore.

“Parlamenti nuk ka cilësi të dobët. Parlamenti është i tredhur. Një burrë që është Edi Rama ia ka marrë koqet 128 burrave që janë aty dhe ia ka shtrydh. E keni parë se si voton parlamenti?," tha Shkullaku, i ftuar sot në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Shkullaku u shpreh më tej se parlamenti është i tredhur, referuar edhe mënyrës se si ai voton pro Ramës.

"Me 100 e ca vota pro Edi Ramës dhe kulmi kjo ka për të hyrë në historinë e Shqipërisë, të botës që nga një këshill politik do dali një letër, do i shkojë parlamentit të sovranit dhe ai do të thotë ‘en daksi (dakord nga greqishtja)’”, – theksoi analisti Armand Shkullaku.

/NOA.al