Transmetuar më 17-01-2020, 09:21

Një burrë ka kapur tradhtinë e gruas me shokun e tyre të përbashkët pasi pa në rrjete sociale një video nudo të saj duke bërë dush.

Pamjet u publikuan nga gruaja për dashnorin, i cili është kolegu i çiftit, sipas policisë.

I dashuri i dyshuar shpërndau pamjet eksplicite në llogarinë e tij si një akt hakmarrje pasi ajo fshehu të vërtetën e gjendjes civile, tha një oficer.

Bashkëshorti, i njohur si Xiao Xia, u informua për pamjet e gruas të shtunën e kaluara pasi një mik ia solli pamjet në WeChat, një aplikacion i njohur kinez.

Xia, i cili jeton në qytetin Hangzhou, gjeti një klip prej 15 sekondash në llogarinë e tij.

Pamjet tregonin gruan e tij, Xiao Qin duke parë në kamera teksa lahej në dush.

Xia dhe Qin (dashnori) janë kolegë, prandaj postimi u publikua nga një tjetër mik i tyre, i cili është gjithashtu punëtor. /a.m/noa.al