Transmetuar më 17-01-2020, 09:20

Në datë 29 pritet të të publikohet projekti i radhës kinematografik nga aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi.

Gjatë këtyre ditëve ai ka publikuar video të ndryshme të shkëputura nga filmi i tij, duke lajmëruar të gjithë ndjekësit se premiera e tij po afron.

Së fundmi Ermali ka publikuar një video, në të cilën shfaqet djali i tij, Joeli duke aktruar në projekt.

“Yes, this place is beautiful. I love Tropoja”, është shprehur Joeli gjatë momentit ku shfaqet i ulur në një tryezë.

Nuk dihet se sa  do të aktrojë vogëlushi gjatë gjithë filmit, por kjo pritet të zbulohet të javët e ardhshme.