Transmetuar më 17-01-2020, 10:09

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili përgëzon qeverinë shqiptare pas vendimit për dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë.

“Ne përgëzojmë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë iranianë.

Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe përgjuar iranianët që jetojnë jashtë vendit të tyre", shkruhet në postimin e ambasadës amerikane./b.l/noa.al/