Transmetuar më 17-01-2020, 11:17

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten problem në vendin tonë, kështu siguria rrugore bëri bashkë  Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballu, kreun e  Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si edhe kryebashkiakë e ekspertë të fushës.

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri edhe një rrezume se çfarë parashikohet të bëhet në të ardhmen për të shmangur sa më shumë aksidentet.  LLeshaj ka thënë se deri në fund të muajit shkurt të kenë një listë të këtyre masave që më pas do t’i paraqiten qeverisë.

"Do të bëjmë shtim të masave të akteve ligjore për kufizimin e celularit gjatë përdorimit të mjetit, alkooli po ashtu. Ende ka një sjellje të lartë të papranueshme, gara shpejtësi e narkotikët. Kur udhëtohet me fëmijë. Duhet e njëjta mbrojtje si në BE, me karrige të posaçme. Sjelljet agresive që bien në sy në rrugë. Presioni ndaj atyre që ecin normalisht. Kjo presion që i shkon tjetrin ngjitur që e detyron tjetrin të largohet ose të eci shpejtë, kjo do të rregullohet", shprehet Lleshaj.

Më tej ai shprehet se rritja e përgjegjshmërisë për përdoruesit e rrugës. "Kërkohet një program i gjerë masash. Teste të vazhdueshme psikologjike. Në raste e drejtuesve që nuk sillen normal. Do bëjmë testin e idiotëve që quhet në vendet e tjera. Si dhe trajnimi i vlerës së lejes së drejtimit. Përdorimi i teknologjisë moderne në përmirësim dhe rezultate të reja. Sensor dhe pajisje të tjera. Do të duhet që të rregullohen. Do të rriten masat. Do të kursej burimet e policisë. Targat inteligjente do të vijojmë me to", tha ai.

Një aspekt tjetër sipas Lleshaj është kërkimi i masave për të rritur përgjegjësinë e autoshkollave. "Nuk është vetëm thashethem por në shumë raste autoshkollat nuk plotësojnë detyrat për shofer të aftë. Kanë një armë të madhe që e merr me vete kur përdoret keq. Do gjejmë mënyra për këto autoshkolla për nxënësit që nxjerrin. Do të kërkojmë akreditim. Bashkëpunim me agjencitë shtetërore, psh mes dy ministrive. Duhet të ndërtojmë instrumente të përshtashme për trafikun rrugor ti monitorojmë të kordinojmë. Pushteti vendor të futet më mirë në këtë punë. Semafori është vetëm në Tiranë, në Shqipëri nuk ka semafore përveç në Tiranë. Ka ardhur koha të investojmë në këtë fushë. Të mbarë në kryqëzime semafori", shtoi ai.

Lleshaj në fund të fjalës bëri me dije se në fund të muajit shkurt do të kemi një tryezë tjetër në vijimësi të kësaj./b.l/noa.al/