Transmetuar më 17-01-2020, 11:40

Një fermer nuk arriti të përmbante gëzimin kur ranë shira të rrëmbyeshëm në zonën ku jetonte.

Videoja është realizuar në fermën e tij, që ndodhet në Uellsin Jugor, vend që prej kohësh është i pushtuar nga flakët dhe zjarri për shkak të thatësisës.

Sapo bien pikat e para të shiut, femeri del jashtë dhe bërtet me të madhe duke festuar për fenomenin natyror.

Ndërkohë që feston, fermeri heq kapelen dhe sheh në qiell teksa shiu i binte në fytyrë.

"Sille poshtë. Le të bëhemi qull", thoshte ai teksa lëvizte.

Pamjet tregonin që e gjithë toka ishte lagur. Thatësirat në Australi kanë filluar të rrallohen pas këtyre shirave duke ulur rrezikun e vdekjes së njerëzve dhe zhdukjes së kafshëve nga habitati i tyre. /a.m/noa.al