Transmetuar më 17-01-2020, 12:09

Mozzik i dha fund historisë së dashurisë duke thënë se Loredana gënjeu për arsyet e ndarjes, por kjo e fundit nuk i kushtoi aspak rëndësi.

Madje nisi udhëtimin jashtë vendit me një djalë, me të cilin postoi dhe imazhe të kapur prej dore.

Të dy shkuan në qytetin e dashurisë, Paris, por Loredana nuk dha detaje cili ishte ai.

Mjaftojnë disa fotografi të thjeshta në Instastory për të kuptuar se shoqërohet nga Macloud, producenti me të cilin përflitet prej ditësh se po përjeton një romancë.

Nuk është ende e konfirmuar se janë në një lidhje, por postimet e fundit tregojnë se janë së bashku në një udhëtim. /a.m/noa.al 

Mozzik reagon ashpër ndaj Loredanës: Nuk të ka hije me gënjy! Do ishim ende bashkë nëse…