Transmetuar më 17-01-2020, 12:24

Një lezbike nga Britania ka mbetur e gjakosur dhe me shenja pasi u sulmua nga një person i panjohur.

Charlie Graham po shkonte tek një mikeshë në Sunderland, në mëngjesin e të shtunës kur mori një goditje nga pas.

Ajo u sulmua nga dy homofobë dhe mbeti e tronditur nga sulmi.

Charlie ka postuar imazhet online me qëllim për të zbuluar se kush e sulmoi para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Duke folur për "Daily Star Online", Charlie tha se mori një goditje në kokë para se të rrëzohej në tokë e të lëndonte fytyrën me këmbët.

"U përpoqa të ngrihesha, por më hodhën sërish në tokë dhe të dy djemtë ia mbathën. Unë mbeta e gjakosur dhe me shenja në fytyrë".

Charlie shtoi se është e pesta herë që është sulmuar për shkak të seksualitetit dhe vuan nga paniku, prandaj ka frikë të largohet nga shtëpia. /a.m/noa.al