Transmetuar më 17-01-2020, 12:58

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, doli në një deklaratë për mediat lidhur me lirimin e dy të dënuarve atij me burg përjetë, Endrit Dokle, anëtari i bandës së Durrësit, dhe zbutjen e dënimit për Ergys Kolaverin, i akuzuar për atentatin me snapjer në burgun e Vaqarrit të mbetur në tentativë.

Ajo i cilësoi vendimarrje të tilla si kambana alarmi për lirimin e të dënuarve me burg përjetë.

Ministrja kërkoi rivlerësimin e gjyqtarëve të tillë me prioritet, me synim spastrimin e sistemit gjyqësor.

“Shqetësimi për gjyqtaren Enkelejda Hoxha është adresuar, pas lirimit të të burgosurit Genc Tafili. E njëjta gjyqtare, i njëjti abuzim me ligjin, për të njëjtat akuza. Zyrtarisht i jam drejtuar atëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë duke kërkuar fillimin e procedimit disiplinor për gjyqtaren, por duke ndeshur në të njëjtën heshtje. Lidhur më vendimin e finalizuar pak ditë më parë, është kërkuar verifikim administrativ i vendimit dhe fakteve publike për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe anomalitë”, u shpreh Gjonaj.

Në vijim tha se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me parashikimiet e kodit penal, për lirinë me kusht.

Sipas saj, edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta ligjore mbi sistemin e drejtësisë, por si aktor, ndjen detyrimin kushtetues dhe qytetar të sjell në vëmendjen e institucioneve të drejtësisë, nevojën për të reaguar ndaj vendimmarrjeve që cenojnë rendin kushtetues dhe jurudik,.

Gjonaj deklaroi se si rezultat i shkeljeve të konstatuara dhe se veprimet të tilla sjellin pasoja të rënda, në 18 janar i është drejtuar KLGJ për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra dhe marrjen e masave të menjëhershme.

“I kam kërkuar Prokurorisë ndjekjen penale ndaj gjyqtares për vendimmarrjen abuzive por edhe për parandalimin e fenomeneve të tilla. Po ashtu kam kërkuar përshpejtimin e vetingut ndaj gjyqtares por edhe ndaj atyre gjyqtarëve mbi të cilët rendojnë akuza për paligjshmëri dhe korrupsion”, tha Gjonaj.

Lidhur me Drejtorinës e Shërbimit të Provës Krujë për të dënuarin Dokle, ku u vendos rehabilitimi me dëbim alternativ, janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore.

Po ashtu tha se si rezultat i kësaj janë marrë masa administrative, duke pezulluar nga detyra drejtorin e Shërbimit të Provës Krujë dhe kallëzim për shpërdorim detyre ndaj tij.

“Ndjej nevojën e një reagimi të menjëhershëm institucional ndaj gjithë aktorëve. Ata e kanë të qartë se nuk do e kalojnë vetingun, ndaj duhet marrë reagimin dhe ndëshkimin e menjëhershëm të institucioneve të reja të drejtësisë. Paketa anti-KÇK e cila pritet të miratohet në Kuvend do të sjellë instrumente të reja për të reaguar ndaj kësaj katetgorie gjyqtarësh dhe prokurorësh”, tha ministrja. /a.y/noa.al

I dënuari përjetë fitoi lirinë, Prokuroria apelon vendimin, kërkon rikthimin e Dokles në burg

Atentati në Vaqarr/ Gjykata e Apelit zbut masën për Ergys Kolaverin, e lë në arrest shtëpie