Transmetuar më 17-01-2020, 12:58

Një gjobë që i është dhënë një shofereje në Sidnej të Australisë ka zemëruar përdoruesit në rrjete sociale.

Arsyeja e gjobës me vlerë 337 dollarë është se pasagjeri i saj po përdorte telefonin.

Sheree postoi fotografinë e gjobës në rrjete sociale në qershor të vitit të kaluar duke thënë se nuk e kishte idenë që po thyente ligjin.

Ditët e fundit, postimi është bërë viral dhe është shpërndarë më shumë se 31 mijë herë, kur përdoruesit thonë se gjoba është ekstreme.

"Thojini pasagjerëve të mos përdorin telefonin kur ju drejtoni makinën. Unë u gjobita se pasagjeri im ishte në FaceTime. Sinqerisht, nuk e dija që ekzistonte një gjë e tillë", shkruajti shoferija në rrjete sociale.

Vepra penale e gjobitjes ishte e shënuar si "Drejtim i atuomjetit me imazh TV / VDU që mund të shpërqendrojë".

Disa shoferë të tjerë, tepër të zemëruar filluan të argumentonin duke thënë se vepra penale është një skemë e qeverisë për të fituar para. /a.m/noa.al