Transmetuar më 17-01-2020, 13:50

Një pica me kivi. Kjo është ideja e suedezit Stellan Johansson, i cili menjëherë shkoi nëpër botë, të paktën përmes rrjetit. Johansson, i cili jeton në Skottorp, në pjesën jugore të Suedisë, ka vendosur ta tregojë para botës këtë "krijim", i kompletuar me fotografi që kanë pushtuar rrjetin brenda një kohe të shkurtër.

Ideja për të vënë kivi në një pica lindi rastësisht: në një intervistë, ai shpjegoi se kishte marrë dhjetë kilogramë kivi si dhuratë dhe, duke mos ditur më se si t’i përdorë ato, ai vendosi të provonte kombinimin që shumë e konsiderojnë "të pështirë".

Dhe kështu ai arriti të bindte pronarin e picerisë së vogël në Skottorp, që të vendoste kivi në vend të picës margherita tradicionale. Një kombinim i veçantë për shumicën, por i natyrshëm për të. Dhe ky veprim i ka fituar atij një "popullaritet" të drejtë në rrjetë, pasi prej ditësh ai po ndan mesazhe dhe artikuj me "krijimin" e tij.

Sidoqoftë, jo të gjitha porositë e dërguara ndaj tij janë pozitive: ai shpjegoi se shumë mesazhe negative mbërritën nga Italia, disa madje edhe kërcënim me vdekje, për shkak të qasjes së tij, të konsideruar pothuajse "blasfemuese".

"Unë nuk e kuptoj se çfarë është e çuditshme", shpjegoi ai në një intervistë tjetër, duke theksuar se ideja nuk është aspak e keqe për fëmijët, por që ai në të vërtetë ka gëzuar një sukses të mirë për sa i përket vlerësimit./b.l/noa.al/