Transmetuar më 17-01-2020, 13:58

Eminemi është cilësuar "i shpifur" dhe "patetik" për faktin që bëri një repturë rreth sulmit me bombë në Manchester Arena.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2017 gjatë koncertit të Ariana Grande, ku vdiqën 22 persona.

Teksti për të cilin u kritikua u përdor në këngën "Unaccommodating", në të cilin Eminem thotë:

"I’m contemplating yelling ‘bombs aëay’ on the game / Like I’m outside of an Ariana Grande concert waiting."

Kjo përkthehet: "Unë po mendoj të bërtas ‘bomba larg’ në lojë, sikur unë jam jashtë një koncerti të Ariana Grande duke pritur".

Figen Murray, djali i të cilit vdiq në sulm, e quajti këngën "të pakuptimtë".

"Ndihem sikur ai është duke u tallur për famën e Ariana Grande dhe Justin Bieber dhe thotë gjëra shqetësuese për të famshëm të tjerë," shkroi ajo në Twitter. /a.m/noa.al