Transmetuar më 17-01-2020, 14:23

Dhjetë anëtarë të një sekti satanik u arrestuan në Panama, pasi u gjetën në një gropë trupat e gjashtë fëmijëve dhe një gruaje shtatzënë.

Kufomat iu përkisnin fëmijëve me moshë nga 1 deri në 17 vjeç. Gruaja shtatzënë, ishte nënë e pesë fëmijëve. Viktimat bënin pjesë që të gjithë në një komunitet indigjen të Ngabe-Buglé, komuniteti më numerik në shtetin karaibik.

Hetuesit flasin për një “skenë drithëruese”, ndërkohë që sekti në fjalë quhej “Drita e re e Zotit”.

Dyshohet se gjithçka është bërë duke praktikuar rite satanike. Qëllimi ishte që ti detyronin viktimat që të pendoheshin për mëkatet e kryera nëpërmjet torturave.

Nëse viktimat e lidhura, djegura dhe keqtrajtuara me thika dhe hanxharë do të refuzonin do të vriteshin dhe hidheshin në një varr masiv. Mes personave të arrestuar është edhe gjyshi i fëmijëve të vrarë, shkruan noa.al.

Sekti u zbulua në sajë të tre personave që arritën të arratiseshin dhe përfunduan në spital. Zona ku ndodhi ngjarja e tmerrshme është e fshehur në xhungël dhe hetuesit mundën të mbërrijnë atje, nëpërmje helikopterëve duke shpëtuar dy gra shtatzënë dhe disa fëmijë të tjerë. /a.y/noa.al