Transmetuar më 17-01-2020, 18:00

Një studim amerikan i National Center for Atmospher Research, jep alarmin e radhës lidhur me ambientin: temperaturat në oqeane po ngrihen me të njëjtin ritëm si të binin pesë bomba atomike Hiroshima në ujë, brenda një sekondi.

Viti 2019 ka qenë vit rekord për ngrohjen e oqeaneve, pasi temperatura e ujit ka qenë më e larta e regjistruar ndonjëherë.

14 shkencëtarë nga e gjithë bota, vëzhguan temperaturën e ujit në oqeane në një sipërfaqe prej 2000 metrash, duke analizuar të dhënat që pas viteve ‘50-të.

Studimi u publikua në revistën shkencore ‘Advances in Atmospher Sciences’, duke treguar se temperatura e ujit po ngrihet në mënyrë të ndjeshme.

“Kjo rritje temperaturash vjen për shkak të ndryshimeve klimatike”, deklaroi Kevin Trenberth, një nga drejtuesit e studimit, shkruan noa.al.

Studimi në fjalë demonstroi se përshpejtimi i nxehjes në oqeane është rritur me 450% në dhjetë vitet e fundit krahasuar nga viti 1955 deri në 1986. /a.y/noa.al